3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Edhe pesë memorandume nënshkruhen me organizatat sportive

Në kuadër të përkrahjes së drejtpërdrejtë të organizatave sportive, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkroi edhe pesë memorandume bashkëpunimi.

Memorandumet u nënshkruan me Komitetin Paraolimpik të Kosovës, Federatën e Bjeshkatarëve Alpinistë, Federatën e Bilardos, Federatën e Sporteve për të Verbër dhe Organizatën e Tifozerisë Kombëtare ‘Dardanët’.

Memorandumet të cilat u nënshkruan janë në vazhdën e mbështetjes së përvitshme që MKRS-ja bën për organizatat që merren me sport në Republikën e Kosovës dhe mjetet që u ndahen atyre kanë për qëllim që ato t’i realizojnë planet dhe aktivitetet që kanë për objektivë për këtë vit.

Ndër tjera, ministrja Dumoshi i njoftoi drejtuesit e këtyre organizatave sportive se MKRS-ja po bën të pamundurën që t’u gjendet pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë si pasojë e pandemisë.

“Besoj se përkrahja që MKRS-ja po e jep, do ta bëjë më të lehtë tejkalimin e sfidave që po përballeni ju si organizata me veçantitë që keni secila prej jush. Unë si ministre do të angazhohem me të gjitha mundësitë që të dëgjoj dhe përkrah organizatat sportive”, u shpreh ministrja.

Ndërkaq, drejtuesit e organizatave sportive të cilat nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit e falënderuan ministren Dumoshi dhe ministrinë për vëmendjen dhe përkrahjen e kushtuar ndaj organizatave sportive në vendin tonë. Ata theksuan se pas qetësimit të gjendjes kur hiqet izolimi do të fillojnë menjëherë aktivitetet dhe përgatitjet që përpos realizimit të garave, pjesëmarrjes në to, do të angazhohen në rritjen e cilësisë dhe korrjen e rezultateve sa më të mëdha. /PrrizrenPress.com/

Më Shumë

Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati ka bërë të...

Mot i ftohtë dhe me reshje bore gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mot i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore do të mbizotërojë deri ditën e mërkurë, ndërsa...

Lajmet e Fundit