Higuain sakrifikon karrierën, qëndron në Argjentinë te nëna e sëmurë

Brenda disa ditësh, sapo të jetë bërë zyrtare data e rifillimit të stërvitjes, Juventus do të mbledhë tetë lojtarët e huaj të cilët aktualisht janë jashtë Italisë, teksa do të duhet të kalojnë dy javë karantinë para se të shkojnë në qendrën stërvitore në “Continassa” për tu përgatitur për rifillimin e Serie A.

Ai  do të jete moment që do të kuptohet nëse Gonzalo Higuain pranon të rikthehet në Itali apo do të qëndroje në Argjentinë, duke qëndruar pranë nënës së tij, e cila po lufton me kancerin. Sulmuesi bardhezi nuk ka komunikuar asgjë me klubin dhe rikthimi i tij në Torino mbetet enigmë.

Futbollistet e tjerë të Juventusit të cilet ndodhen jashtë Italisë, tashmë po organizojnë fluturimet e tyre. Higuain nuk ka shume alternativa për të zgjedhur, teksa duhet te vendose për fatet e tij.

Të rikthehet te bardhezinjtë dhe të përfundojë sezonin, të kërkoje një marrëveshje me klubin, ose të qëndrojë në Argjentine dhe te ballafaqohet me skuadrën për shkelje kontraktuale. Nëse ndodh opsioni i fundit, bomberi i Juventusit do t’i thoshte lamtumirë aventurës me kampionët e Italisë.

Më Shumë

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit