Vodhi një Audi A4 në Prizren, arrestohet personi i dyshimtë

Policia në Prizren ka arrestuar një person të dyshimtë për vjedhje të një automjeti Audi A4.

Gjatë ditës së djeshme i dyshuari F.B kishte vjedhur automjetin teksa pronari ishte duke u shërbyer në një market, transmeton PrizrenPress.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 27 prill 2020, rreth orës 14:55 min në rrugën “Reshat Karjagdiu” në Prizren, është vjedhur automjeti Audi A4, ngjyre hiri me targa vendore.

Automjeti ishte vjedhur përderisa viktima ishte duke u shërbyer në një market dhe në bazë të informacioneve i dyshimti kishte ikur në drejtim të panjohur.

Sapo policia kishin pranuar informacionin, njësitë hetuese policore janë venë në ndjekje të lëvizjes së automjetit dhe pas disa orë kërkimi, automjeti dhe personi i dyshimtë janë gjetur në rrugën “Transiti i ri” në Prizren.

I dyshimti F. B i lindur në vitin 1985, i cili kishte arritur të kryej vjedhjen e automjetit është arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.

Automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit në gjendje të rregullt.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti vazhdon të procedohet në mënyrë të rregullt.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit