Shkarkohet drejtori i Hidroregjionit në Prizren, Besim Baraliu

Qeveria Kurti sapo ka shkarkuar kryeshefin Ekzekutiv Besim Baraliun në KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A, në Prizren.

Në një dokument ka që siguruar IndeksOnline thuhet se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Kompanisë Rajonalë të Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor” i ka ndërprerë kontratën e punës Baraliut.

Kujtojmë se para dy viteve Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor Besim Baraliun, kryeshef ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor për veprën e sulmit fizik ndaj një punëtori dhe shkaktimit të lëndimeve të lehta trupor.

Viktima Izet Aliu ka bërë të ditur për gazetën Insajderi se Baraliu është dënuar me gjobë në vlerë 500 euro për veprën e lartcekur.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë për shkak se Besim Baraliu nga fshati Bukosh i Suharekës me banim në Prizren, me datën 16 maj 2016, rreth orës 10.40 minuta në Prizren në rr.Wesli Clark në ambientet e Hidroregjionit Jugor, i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore personit tjetër, i cili kishte rezultuar me dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër./IndeksOnline/

Më Shumë

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit