Arrin në 69 numri i të infektuarve në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 243 mostra të testuara sot, 7 prej tyre kanë dalë pozitive me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, 5 prej rasteve të konfirmuara janë nga komuna e Prizrenit, duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë komunë në 69.

Po ashtu, IKShPK ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 22 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271.

Ndërsa në total, numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 806, kurse 22 kanë vdekur.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Lajmet e Fundit