11 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Haskuka dëgjon hallet e bizneseve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka takuar sot përfaqësuesit e bizneseve.

Sipas tij, bizneset po përballen me një situatë të vështirë, për shkak virusit COVID-19.

Postimi i plotë

Sot takova përfaqësuesit e bizneseve hoteliere që merren kryesisht me restorante dhe sallone dasmash, për të biseduar për gjendjen momentale të krijuar nga pandemia në këtë sektor.

Turizmi dhe hotelieria janë pjesë e rëndësishme e qytetit tonë dhe masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID-19 kanë ndikuar negativisht në zhvillimet e këtij sektori, i cili është një ndër sektorët që ofron më së shumti punësim në vendin tonë.

Së bashku me përfaqësuesit e bizneseve biseduam se si ta përballojmë këtë gjendje dhe cilat janë masat lehtësuese për zhvillimin e biznesit të tyre. Ata treguan vështirësitë që po kalojnë dhe paraqitën kërkesat e tyre lidhur me masat të cilat do të mund të ndihmonin që ta përballojnë këtë krizë ekonomike.

Si kryetar i Komunës, do të mundohem që t’i përcjelli të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe rekomandimet e tyre në ministritë përkatëse dhe u premtova se të gjithë ne, së bashku me qeverinë qendrore, do të jemi të fokusuar që përveç angazhimit për ta tejkaluar pandeminë me sa më pak pasoja, do të angazhohemi edhe për t’u rimëkëmbur sa më shpejt që t’i kthehemi punës me kapacitete të plota.

Më Shumë

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Lajmet e Fundit