17.5 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Tri raste të reja me COVID-19 në Prizren, dy në Rahovec

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 823.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 231 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.

“ Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 38 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

TRIDHJETË E TETË TË SHËRUAR DHE DHJETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste.

Sot më 02 maj 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e tetë (38) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej treqind e tridhjetë e gjashtë (336) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.875 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e njëzet e tre (823) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 02 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.458.155 raste të COVID-19 dhe 243.213 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Më Shumë

Nis epoka e “Profesorit” me fitore spektakolare, Malisheva mposht Ballkanin

Malisheva ka shënuar një fitore të madhe ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultat 4-2 në një përballje spektakolare dhe plot emocione. Ndeshja shënoi edhe debutimin...

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.   Kështu ka konfirmuar për...

Lajmet e Fundit