Shtegtimi i bagëtive, kryetari i Prizrenit kërkon mirëkuptim nga qytetarët për blegtorët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, lut të gjithë qytetarët për mirëkuptim, dhe sidomos vozitësit për kujdes të shtuar, sepse gjatë këtyre netëve do të shihni dhe ndëgjoni këmbana të tufave të dhenve nëpër rrugët e qytetit tonë.

Ai ka bërë me dije se të gjithë blegtorët, sipas nevojës, mund të kërkojnë asistencë edhe nga Policia e Kosovës përgjatë shtegtimit të tyre, transmeton PrizrenPress.

Postimi i plotë i Haskukës:

Njoftim për blegtorët e Komunës së Prizrenit

Po e lëmë pas një sezon dimëror, me përplot sfida për bujqit në përgjithësi dhe blegtorët tanë në veçanti.

Është pikërisht koha kur bagëtitë e regjionit të Prizrenit shtegtojnë drejt kullotave malore të bjeshkëve të Sharrit.

Si qytet specifik për kultivimin e dhentarisë, gjatë këtyre netëve do të shihni dhe ndëgjoni këmbana të tufave të dhenve nëpër rrugët e qytetit tonë.

Blegtorët tanë të vyeshëm, po i lënë shtëpitë dhe familjet e tyre për t’u kthyer sërish në vjeshtë. Andaj, i lus të gjithë qytetarët për mirëkuptim, dhe sidomos vozitësit për kujdes të shtuar.

Të gjithë blegtorët, sipas nevojës, mund të kërkojnë asistencë edhe nga Policia e Kosovës përgjatë shtegtimit të tyre.

Ju priftë e mbara!

Fotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit