Haradinaj përkujton masakrën e Bukoshit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se në 21-vjetorin e rënies, përkulet me respekt para sakrificës së martirëve të masakrës së Bukoshit të Suharekës.

“Dhembja e masakrave gjithandej vendit peshon rëndë në kujtesen e popullit tonë. Në 21-vjetorin e rënies, përkulem me respekt para sakrificës së martirëve të masakrës së Bukoshit. Të rënët për liri na obligojnë që të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të gjenocidit serb kundër popullit shqiptar. Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Më 3 maj 1999, forcat serbe kishin vrarë 24 martirë të këtoj fshati Bukosh.

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Lajmet e Fundit