Mjekja flet për incidentin me policinë italiane: Po këndoheshin këngë shqiptare në hotel

Ornela Gelaj, një nga mjekët shqiptarë që shërbeu për 1 muaj në Itali ka folur për eksperiencën e saj në spitalet e Breshias. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Gelaj ajo tregoi dhe për incidentin që kishin pasur në ditën e fundit me policinë.

“Pavarësisht se unë nuk isha prezente nuk isha në ndodhi, mund të them ato që di. Në grupin tonë kishte një pjesë dhe familjarë dhe kishte emocione që do ktheheshin në familje. Pak të emocionuar se na bënë dhe një pritje në spital atë natë, nuk është e vërtetë ajo që u tha në media.

Në hotel, u mblodhën në një dhomë dhe kënduan këngë shqiptare. I kapi euforia siç jemi ne si popull ballkanas. Por nuk ishte aq situatë e rëndë sa u bë. Ndoshta janë përpjekur që t’u shpjegojnë situatën policëve”, – u shpreh mjekja.

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Lajmet e Fundit