Përfundimisht Bundesliga rikthehet më 15 maj

Një lajm i mirë për të gjithë ata që ju ka munguar sporti këtë kohë.

Bundesliga do të rinis më 15 maj.

Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën kancelarja Angela Merkel.

Ndeshja e fundit në ligën elitare gjermane ishte luajtur më 11 mars, para se të gjitha ligat e evropiane të ndalohen.

Të gjitha ndeshjet në Gjermani do të luhen prapa dyerve të mbyllur, njofton BBC.

Premier League, La Liga dhe Serie A, po provojnë të gjejnë një zgjidhje për të vazhduar kompeticionin, përveç ligës franceze ku Paris Saint Germain u shpall kampion.

Derisa liga holandeze Eredivisie është pezulluar pa ndonjë kampion, vazhdim apo promovim.

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit