Mamushë, digjet kashta me gjithë autokombajnë

Dje në Mamushë një person ka raportuar në polici se i janë përfshirë nga zjarri disa duaj kashtë, një makinë për spërkatje dhe i është dëmtuar një autokombajnë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i zjarrfikësve dhe policia të cilët e kanë shuar zjarrin në tërësi, transmeton PrizrenPress.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri disa duaj kashtë, një makinë për spërkatje dhe i është dëmtuar një autokombajnë. Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i zjarrfikësve dhe policia të cilët e kanë shuar zjarrin në tërësi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime./PrizrenPress.com/

Më Shumë

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit