Në Kosovë, 87 fëmijë të moshave 0 deri në 9 vjeç të infektuar me COVID-19

Në ditët e fundit, në Mitrovicë janë shënuar tri raste me COVID-19 te fëmijët. Bëhet fjalë për fëmijë të moshave 1, 2 dhe 3 vjeç.

Edhe pse, ekspertët kanë paralajmëruar se koronavirusi i ri po “i kursen” moshat e reja, në Kosovë të infektuarit nga 0 deri në 9 vjeç, përbëjnë gati 10 për qind të numrit të përgjithshëm prej 945.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tash janë shënuar 87 raste te fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç, ndërkohë një më pak, 86 te grupmosha nga 10 deri në 19 vjeç.

“Fatmirësisht nuk ka të vdekur te këto grupmosha”, thuhet në një përgjigje të MSH-së për KOHËN.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë u paraqit rasti i parë me koronavirus, deir më tash, janë shënuar 945 raste. 29 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që 690 janë shëruar.

Në gjithë botën, sipas të dhënave të universitetit“Johns Hopkins”, të infektuar janë 4.500.476, të shëruar 1.618.806, kurse të vdekur 304.843.

Më Shumë

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit