Thaçi: Mosndriçimi i fatit të Ukshin Hotit dëshmi e natyrës kriminale serbe

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur, Ukshin Hoti. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se mos ndriçimi i fatit të Hotiti është dëshmi e natyrës kriminale të shtetit serb.

“Që 21 vjet ende nuk dihet për fatin e profesorit, intelektualit dhe veprimtarit të shquar kombëtar Ukshin Hoti, i cili e kaloi një pjesë të jetës nëpër burgjet jugosllave dhe serbe. Profesori Hoti që në vitin 1981 përkrahu idenë dhe kërkesën për Republikën e Kosovës, duke u bazuar në të drejtën historike dhe në konceptin e zhvillimit të Kosovës si entitet politik, që nuk mund të mbetej nën administrimin e Beogradit”, Thaçi përmes një postimi në “Facebook” ka kujtuar veprimtarinë e Ukshin Hotit .

Thaçi u shpreh se në mënyrë sistematike ushtroi dhunë, burgosje, vrasje, djegie, masakrime dhe gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës, veçanërisht në vitet 1998 dhe 1999.

“Rasti i profesor Hotit dhe i të pagjeturve tjerë janë dëshmi se për të arritur paqe të qëndrueshme duhet të mbyllen të gjitha plagët e hapura nga lufta, të ketë drejtësi për viktimat dhe dënime për përgjegjësit”, ka shkruar presidenti.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur.

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit