-1.1 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Imamja e parë e Evropës

Lindur më 1974 nga babai mysliman sirian dhe nëna e krishterë finlandeze, Sherin Khankan, gruaja e parë imame e Danimarkës erdhi në këtë botë në një vend ku u takuan kulturat e ndryshme.

Më 2016, bashkë me një grup akademikësh myslimanë, ajo themeloi Xhaminë Mariam në Kopenhagë, kryeqytet i Danimarkës. Dhe kjo do të bëhej xhamia e parë që do të udhëhiqej prej grave në Evropë, shkruan KOHA.

Si nisi

“Gjithçka nisi me një zë njerëzor”, ka deklaruar ajo në një rrëfim për televizionin Al-Jazeera. “Në fakt ishte një skllav i zi ai që kishte thirrur ezanin e parë që myslimanët të lidheshin në namaz, dhe kjo ishte një mrekulli duke pasur parasysh trajtimin e njerëzve të zinj atëherë – dhe tani”.

Ajo ngulmon se reforma nuk është diçka e re në islam. Madje këmbëngul se reforma gjithnjë ka qenë pjesë integrale e fesë islame. “Ne e rilexojmë Kuranin me fokus në barazinë gjinore. Institucionet fetare janë patriarkale, kështu që ne mundohemi dhe sfidojmë strukturën përbrenda”.

Xhamia e drejtuar prej saj ka tri misione qendrore: Avokimin për të drejtën e gruas për të qenë imame; promovimin e së drejtës së martesës ndërfetare dhe mbështetjen e së drejtës së shkurorëzimit. Prej hapjes, pesëdhjetë martesa janë celebruar në xhaminë e imames. Dhe më shumë se gjysma prej tyre kanë qenë martesa të çifteve të feve të ndryshme, tregon ajo.

“Ne e kuptuam shumë shpejt se një prej dilemave më të mëdha akute të kohës sonë në mesin e rinisë myslimane është çështja që lidhet me martesat e çifteve me fe të ndryshme”, ka thënë Khankan.

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor” vazhdon aksionin e shkyçjeve për mospagesë – 52 raste vetëm të mërkurën

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e Inspektoriatit po vazhdojnë aksionin e shkyçjeve nga rrjeti i ujësjellësit për konsumatorët me borxhe të pashlyera,...

Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë

Isni Kilaj, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Malishevë. Fotografinë e ka publikuar djali...

Lajmet e Fundit