0.4 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Trajneri i njohur prizrenas, Sinan Osmani vjen me një propozim interesant në rast të mbylljes së edicionit 2019/20

Lidhur me debatet për vazhdimin ose jo të kampionatit të futbollit në rangje të ndryshme, trajneri i njohur prizrenas Sinan Osmani ka dhënë një opinion tejet interesant.

Ai ka propozuar një ide, me ç’rast të gjitha klubet mund të ishin të kënaqura. Në një prononcim për Gazetën Sheshi, Osmani ka shpalosur idenë e tij për zgjerim të kampionatit elitar.

“Nëse nuk vazhdojnë garat në Ligën e Parë, të Dytë dhe të Tretë, atëherë ideja është që askush mos te dëmtohet. Nga Superliga të mos largohet asnjë skuadër dhe të inkuadrohet katër ekipet e para të Ligës së Parë. Superliga do t’i kishte 16 skuadra në edicionin vijues, teksa gjashtë do të binin direkt për në Ligën e Parë në fund të edicionit, ndërkohë që dy skuadrat e para në Ligën e Parë do të inkuadroheshin në Superligë, për të vazhduar në këtë mënyrë Superliga sërish me 12 skuadra”, deklaroi fillimisht Osmani.

Sinan Osmani, ndihmës-trajner te FC Liria

Osmani ka vazhduar me idenë e tij për të treguar se çfarë do të ndodhte në këtë rast me Ligën e Parë.

Sipas tij nga Liga e Parë nuk do të largohej asnjë skuadër, kurse katër skuadra nga Liga e Dytë do të inkuadroheshin në Ligën e Parë dhe numri i skuadrave pjesëmarrëse do të ishte sërish i njejtë (16).

“Nga Liga e Parë mos të largohet asnjë skuadër, kurse të inkuadrohen katër skuadrat e para të Ligës së Dytë, në mënyrë që të jesin sërish 16 skuadra. Kurse nga Liga e Parë vitin e ardhshëm të largoheshin gjashtë skuadra, kështu me radhë. Me këtë sistem të gjitha ekipet do jenë pak a shumë te kënaqura”, potencoi Osmani.

Sinan Osmani, ndihmës-trajner te FC Liria

Ai gjithashtu rikonfirmoi qëndrimin e Klubit Futbollistik “Liria”, pasi që në rast se Federata e Futbollit e Kosovës merr vendim për fatin e edicionit 2019/20 në Ligën e Parë pa u konsultuar me klubet e këtij ranku, atëherë FC Liria do të shqyrton seriozisht mos pjesëmarrjen në garat e vitit të ardhshëm.

“Nësë nuk bëhët një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha klubet, atëherë të vendoset që si në Shqiperi të vazhdojn garat edhe në Ligën e Parë. Përndryshe ne do shqyrtojmë mundsinë se a do të jemi pjesë e garave në vitin e ardhshëm apo jo, pasi që KF Liria ka patur shpenzime të mëdhaja deri tash duke pritur për rinisjen e kampionatit”, përfundoi Sinani.

Më Shumë

Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren

Ditë më parë Abdurrahman Memaj, pësoi lëndime të rënda nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren. Ai ishte i shtrirë në QKUK për trajtim, por gjendja...

Arrestohen katër të mitur në Prizren, e sulmuan një person dhe ia morën 200 euro

Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) ia kanë marrë një personi tjetër me...

Lajmet e Fundit