Zeka: Pakoja emergjente të vazhdojë edhe pas muajit maj

Sot do të fillojë faza e dytë e lehtësimeve. Në fazën e dytë parashihet të rihapen floktarët dhe sallonet e bukurisë, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregjet e gjelbërta, restorantet dhe kafenetë me sistemin e sportelit, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

Qytetarët do të vazhdojnë të dalin dy herë në ditë, nga 2 orë, sipas shifrës së parafundit në numrin e kartës së identitetit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha se është lajm i mirë që po fillon hapja e bizneseve në Kosovë.

Sipas tij me fillimin e fazës së dytë bizneset duhet tu përmbahen rregullave dhe duhet t’i marrin masat sipas rekomandimeve të institucioneve të Kosovës.

“Bizneset duhet të kenë parasysh se edhe vete qytetarët e Kosovës kanë pasur mungesë të financave. Ne kemi kërkuar që qeveria të jetë më gjeneroze. Sot bizneset ballafaqohen me likuiditet”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Zeka vlerësoi se Pakoja emergjente qeverisë së Kosovës duhet të vazhdojë edhe pas muajit maj. Sipas tij ekonomia e Kosovës është godituir prej 40 deri në 50%.

“Humbjet ditore janë prej 8 deri në 10 milionë euro në ditë për Kosovën”, theksoi ai.

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit