Del Piero shtrihet në spital

Alessandro Del Piero është shtrirë në spital në Los Angeles, për shkak të probleme me gurë në veshkë.

Ish-ylli i Juventusit dhe Italisë e postoi një fotografi ku shihet i shtrirë në Departamentin e Emergjencës në Spitalin e Los Angeles, transmeton Gazeta Express.

Ai shihet me maskë në gojë, gjë që i ka shqetësuar tifozët e tij, por Del Piero ka treguar se maska ishte thjesht masë parandaluese dhe se ai nuk vuan nga koronavirusi.

Del Piero shkroi se nuk mund ta besojë se një gur aq i vogël mund t’i shkaktojë probleme atij.

“Ende nuk mund ta besoj që diçka vetëm 3 milimetra mund të të lëndojë kaq shumë”, shkroi italiani. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Lajmet e Fundit