Raka: Vala e dytë e virusit do të na gjejë të përgatitur

Lul Raka gjatë zhvillimit të intervistës në “Radio Prishtina” është pyetur nëse në Kosovë do të ketë ose jo valë të dytë të pandemisë COVID-19.

Ai në këtë pyetje është përgjigjur duke thënë se nëse kalohet me sukses vala e parë, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet, raporton “Zeri.info”.

Për këtë në do të marrim mostrat e pacientëve, do t’i ruajmë dhe do të pajisemi me të gjitha gjërat e nevojshme që vala e dytë e virusit të mos këtë hapësirë të përhapet.

“Nëse valën e parë të pandemisë e kalojmë me sukses, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet, pasi edhe numrat janë në rënie nëpër gjithë Evropën. Për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ne do t’i ruajmë mostrat e marra nga pacientët dhe do të pajisemi me teste, me respiratorë dhe me të gjithë gjërat e duhura, do të jemi më të përgatitur”, ka thënë në fund ai.

Më Shumë

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit