Aktakuzë për dhunë në familje kundër të pandehurit nga Suhareka

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.E., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.E., me datë 08.03.2020 rreth orës 23:00, si dhe me datë 09.03.2020 rreth orës 14:00, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet në Suharekë, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij F.E.

Me këto veprime, i pandehuri A.E., ka përmbushur elementet e veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit