Rrahën punëtorin e një pompe derivatesh në Prizren, arrestohen dy të dyshuarit

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit janë arrestuar dy persona, pasi raportohet ta kanë sulmuar të mërkurën në orët e pasdites fizikisht një person, i cili ishte duke punuar në një pompë të benzinës.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, teksa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke punuar në një pikë të derivateve. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, kanë thënë nga Policia.

Më Shumë

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit