28.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

12 të infektuarit me COVID-19 në Prizren janë policë patrullues, kishin kontakte edhe me qytetarë

Nëntëmbëdhjetë raste të reja me Covid -19 kanë rezultuar në Prizren në 24 orëshin e fundit në Kosovë.

Testimit për Covid-19 iu janë nënshtruar sot edhe 20 zyrtarë policorë të kësaj komune, prej të cilëve 12 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, njofton Klan Kosova.

Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka treguar në detaje se cili ka mund të jetë burimi i infeksionit të këtyre policëve.

”Para dy dite nga tetë rastet që kishin rezultuar pozitivë, nga to njëri ka qenë zyrtar policor dhe është mundësia që ai të ketë pasur kontakt me këta pjesëtarë ku dhe është transmetuar virusi”.

Ai tha se zyrtarët policorë të infektuar kryenin detyra të patrullimit edhe nga tereni edhe nga stacioni dhe sipas tij është mundësia që ata të kenë pasur kontakt edhe me qytetarë por edhe me zyrtarë të tjerë policorë.

”Këta kanë kryer sigurisht detyra të përgjithsme të patrollës dhe është mundësia që të kenë pasur kontakt me qytetarë por edhe me zyrtarë të tjerë”.

”Nga nesër do të bëjmë një listë të përgjithshme për të shtjelluar se cilët janë ata persona me të cilët kanë mundur të kenë kontakt me këta zyrtarë që sot janë identifikuar si të infektuar”.

Osmanollaj ka konfirmuar për Klan Kosovën se të gjithë zyrtarët policorë të cilët kanë rezultuar pozitivë sot me koronavirus, janë vetëizoluar dhe nuk kanë ndonjë simptomë tjetër shqetësuese shëndetësore.

Më Shumë

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria...

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Lajmet e Fundit