Policia ndaloi dy persona në Prizren për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Prizren për mosrespektim të masave të parapara për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Në raportin e policisë është thënë se me vendim të prokurorit, rastet e iniciuara shkojnë në procedurë të rregullt.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, të hënën ka njoftuar se prej të enjtes do të lejohet lëvizja e qytetarëve për 16 orë në ditë, nga ora 5:00 deri në orën 21:00, si pjesë e lehtësimit të mëtutjeshëm të masave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit