Suharekë, i dehur kanos dhe pengon policët në detyrë

Në fshatin Grejçec të Suharekës është arrestuar një person pasiqë ka kanosur zyrtarët policor, transmeton PrizrenPress.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se të hënën rreth orës 12:20 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit