Zyrtari i BIK-ut: Disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia e Serbia

Pas raportimeve për vrasjen e një mercenari serb në Libi, i cili po luftonte në kuadër të grupit paramilitar rus Vagner, ka reaguar në facebook edhe zyrtari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ajni Sinani.

Ai ka thënë se disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia dhe Serbia.

“Disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia dhe Serbia. S’ka gjë prej tyre. Këto dy shtete kanë bërë krime kundër myslimanëve. Përsëri po bëjnë. Shihni Sirinë!”, është postimi i plotë i Sinanit.

Javën e kaluar në luftime afër Tripolit të Libisë ishte vrarë Aleksa Gjuriq (Aleksa Djuric), raportuan mediet ruse, arabe e turke. Ai ishte duke luftuar në krah të forcave të Gjeneralit prorus Haftar.

Serbi i vrarë, ishte pjesë e grupi paramilitar “Vagner”, i cili udhëhiqet nga Jevgeni Prigozhin, i njohur ndryshe edhe si “Kuzhinieri i Putinit”. I njëjti akuzohet se është themeluesi dhe udhëheqësi i Agjencisë së Kërkimit në Internet (Internet Research Agency – IRA), e cila merret me ndërhyrjet e Federatës së Rusisë kryesisht në zgjedhjet e vendeve perëndimore.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit