Deklaratë e “çmendur” e Tyson: Në burg ndërpreva stërvitjet pasi bëja marrëdhënie seksuale tërë ditën

Në vitet 80-90, Mike Tyson ishte boksieri më i mirë në atë kohë duke bërë që shumë njerëz të dashurohen në të.

Por jashtë ringut, “Njeriu i hekurt” nuk ishte edhe aq për tu marrë shembull.

Boksieri ishte i dënuar me gjashtë vite për përdhunim derisa prej tyre i ekzekutoi vetëm tri vite, shkruan Indeksonline.

Edhe pse e kishte të lejuar të stërvitet gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, Tyson kishte një prioritet tjetër.

Ai ka zbuluar se gjatë gjithë kohës ka bërë seks në shtëpi dhe nuk shkonte aspak në stërvitje.

“Unë kam bërë aq shumë seks sa isha shumë i lodhur që madje të shkoja në palestër dhe të punoja jashtë. Unë thjesht do të qëndroja në qelinë time tërë ditën“.

“Nuk mund të bësh me vajza si dikur kur ishe i ri. Nuk mund të kesh grushta si kur ishe i ri. Ato fituan para, unë nuk e dija atë“.

“Atëherë ato ishin argëtuese, por kur jeni më të vjetër, ato nuk do të argëtohen më. Marrëdhëniet gjatë gjithë ditës nuk do të jetë më argëtuese, ju dëshironi para të para, ju e dini se çfarë dua të them“, ka thënë legjenda e boskit, Mike Tyson.

Problemet jashtë bënë që “Njeriu i Hekurt” të humb lavdinë që kishte. Në një kohë është raportuar se ai kishte edhe probleme të shumta financiare.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit