Rexhaj: Albin Kurti nuk ka grup, por Hashim Thaçi le të mbahet mirë

eputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar akuzat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrave të qeverisë së tij.

Thaçi i është referuar Kurtit dhe ministrave të VV’së si “grupi i Kurtit”, teksa ka deklaruar se ata kanë shkelur ligjin dhe duhet të përballen me drejtësinë.

Rexhaj ka thënë se Thaçi duhet të ketë kujdes se çfarë flet.

“Albin Kurti nuk ka grup. Është kryeministër në detyrë”, është shprehur Rexhaj në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Si president, kur i drejtohet kryeministrit me akuza të tilla, duhet të mbahet mirë”, ka paralajmëruar Rexhaj, Thaçin.

“Duhet të dalë para drejtësisë dhe t’i thotë faktet”, ka shtuar deputeti i VV’së.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit