4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Ky është vendimi që mori UP-ja për afatin e provimeve

Në mbledhjen që ka mbajtur sot Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka vendosur pas shumë diskutimesh që të aprovojë kërkesën e studentëve të këtij universiteti për mbajtjen e provimeve në kohën kur vendi vazhdon të përballet me Covid-19.

Në këtë mbledhje u vendos që provimet të mos organizohen para datës 15 qershor, ndërsa u aprovua edhe propozimi që në qershor të jenë dy afate. Njëri do të jetë i rregullt, kurse tjetri plotësues, e në të cilin do të mund të mbahen 1-2 provime.

Senati po ashtu vendosi që situatë e njëjtë të jetë edhe në shtator, ku studentët do të kenë dy afate, të rregullt dhe plotësues, në të cilin mund t’i nënshtrohen deri në dy provime.

Ndërsa dy propozimet e Parlamentit Studentor e të cilat u debatuan gjatë janë këto:

Propozimi I: 1. Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 Qershor, 2. Mbajtja e afatit plotësues të Qershorit deri me dy provime, 3. Mbajtja e afatit të rregullt të Qershorit, 4. Mbajtja e rregullt e afatit të Shtatorit, 5. Mbajtja e afatit plotësues të Shtatorit deri me dy provime, 6. Të shtyhet fillimi i vitit të ri akademik për dy javë në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik.

Propozimi II: 1. Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 Qershor, 2. Mbajtja e afatit të rregullt të Qershorit, 3. Organizimi i një afati të plotë, të provimeve gjatë verës, 4. Mbajtja e afatit të rregullt të Shtatorit 5. Të ketë hapësirë të mjaftueshme kohor ndërmjet afateve, 6. Të shtyhet fillimi i vitit të ri akademik për dy javë në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik.

Më Shumë

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Elita e basketbollit me super sfida

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë. Elita e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje. Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe...

Lajmet e Fundit