22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Shaqir Totaj: 1 Qershori, një ditë festive

Shaqir Totaj uroi fëmijët për festën e 1 Qershorit, duke thënë që dhurata më e madhe e kësaj shoqërie janë fëmijët.

Sipas Totajt, 1 Qershori, një ditë festive edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.

Njoftimi i plotë:

Të dashur fëmijë Gëzuar festën e 1 Qershorit! Tri gjera na kanë mbetur nga parajsa: yjet lulet dhe fëmijët – Dante Alighieri Sot ju shpreh urimet më të përzemërta e të ngrohta të gjithë fëmijëve Kosovar: qeshja është e shenjtë, dhe ne kur shohim buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve tanë është dhurata më e madhe e kësaj shoqërie dhe arsye jonë për të bërë gjithçka që fëmijët të kenë një jetë sa më të shëndetshme dhe më të mirë, të shkojnë në çerdhe kopshte dhe shkolla me standarde cilësore.

1 Qershori, një ditë festive edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925, e cila garanton zbatimin dhe respektimin e të drejtave të barabarta për çdo fëmijë, me qëllim plotësimi të nevojave të tyre për mbijetesë, rritje, pjesëmarrje dhe përmbushjen e potencialit të tyre.

Megjithatë, ende miliona fëmijë në botë janë pre e dhunës, abuzimit dhe diskriminimit, dhe shumë të tjerëve nuk ju garantohet shëndeti, ushqimi, streha, shkollimi apo shfrytëzohen duke lypur apo punuar për të tjerë. Me shumë dashuri dhe shpresëplotë uroj se e ardhmja e fëmijëve Kosovarë të jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata të rriten me mundësi si gjithë fëmijët tjerë te botës së civilizuar!

Më Shumë

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Emilija Rexhepi rizgjidhet kryetare e NDS-së

Emilija Rexhepi është zgjedhur edhe për një mandat kryetare e partisë Nova Demokratska Stranka (NDS), në Kongresin e 5-të të kësaj parti që u...

Lajmet e Fundit