Coutinho te Tottenham? Mourinho merr vendimin përfundimtar

Philippe Coutinho dëshiron të luajë përsëri në Premier League. Fantazisti brazilian është i dëmtuar dhe e ka mbyllur huazimin me Bayern Munchen. Ai do të rikthehet te Barcelona, klub që i zotëron kartonin. Një rikthim për pak kohë, pasi kampionët e Spanjës nuk e kanë në planet e tyre.

Interesimi nga Anglia nuk mungon, por një nga klubet kandidate është tërhequr. Flasim për Tottenham, që është përfolur si një nga destinacionet e 27-vjeçarit. Marca raporton se Jose Mourinho, trajneri i Spurs, ka vendosur të mos investojë te Coutinho.

Lojtari ofensiv kushton shumë dhe ka një rrogë tepër të madhe. Ai përfiton rreth 15 milion euro në sezon, shumë e papërballueshme për financat e klubit londinez. Mourinho ka të tjera objektiva në mendje. Manchester United, Chelsea, Everton dhe Newcastle mbeten në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit të Barcelonës.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit