5.7 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

LDK kërkon që Qeveria Hoti të votohet të mërkurën në ora 11:00

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kanë kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin të mbahet të mërkurën në ora 11:00, raporton Gazeta Express

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi pas kërkesës që e ka dorëzuar në kuvend ka folur para mediave.

“Pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës, në emër të LDK’së dhe deputetëve nënshkrues kam dorëzuar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë në ora 11:00 me një pikë të vetme të rendit të ditës. Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, tha Gashi.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet kryesia e partisë, ku do të dakordohen edhe për emrat e ministrave./Express/

Më Shumë

Java e ardhshme me mot të vranët e pak rreze dielli dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët, me pak rreze dielli dhe herë...

Totaj nderon dëshmorët në Ditën e Flamurit kombëtar

Në shënim të Ditës së Flamurit kombëtar, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nisi ditën me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, së bashku...

Lajmet e Fundit