Kupa e Italisë shkaktoi polemika, “Sky Sport” zbulon planin e ri

Kupa e Italisë u kthye në një mollë sherri në Itali. Interi, që sapo u zyrtarizuan datat, doli kundër dhe madje paralajmëroi se do të shkonte në Napoli me ekipin e të rinjve. Edhe te Milani e Juventusi nuk ishin dakord për faktin që Kupa do të luhej kaq shpejt.

Gjithsesi ndodheshin para një fakti të kryer dhe të paktën po u merret parasysh fakt që ndeshja e parë të luhen më shpejt dhe skuadrat që kualifikohen në finale të kenë një ditë më shumë pushim.

Sky Sport raporton se autoritetet e kanë dhënë “OK”-in që gjysmëfinalet të luhen më 12 dhe 13 qershor, ndryshe nga plani fillestar. Takimi i parë është ai mes Juventusit dhe Milanit, në Torino, kurse një ditë më pas Napoli pret Interin. Ndeshjet do të luhen prej orës 20:45.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit