Sekretari i PDK’se akuzon Haskukën: Prizreni humbi 5 milione euro

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Visar Islamaj, ka drejtuar akuza drejt kryetarit Mytaher Haskuka.

Islamaj ka thënë se arroganca e Haskukës, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj drejtorëve të partnerëve të koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme.

Islamaj nëpëmjet një postimi në Facebook tha se qyteti i Prizrenit ka humbur 5 milionë euro buxhet nga grantet e qeverisë për shkak të paaftësisë për të qeverisur.

Ky është postimi i plotë i Islamajt:

Ushtrimi i pushtetit autoritar dhe arroganca e Mytaher Haskukes ndaj drejtoreve te partnerëve te koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet ne pozicione politike, ka sjelle pasoja te pariparueshme për qytetin e Prizrenit. Ne historikun e qeverisjeve te qytetit te Prizrenit, nuk mbahet mend te kete pasur qeveri me te lodhur, me te dobet e me te korruptuar se kjo e Mytaher Haskukes.

Ne keto tre vitet e fundit te qeverisjes nuk kam pare e as degjuar nga dikush se, ne Prizren eshte realizuar ndonje projekt i rendesishem ose i ndermjetem.

Eshte e turpshme qe qyteti t’i humb 5 milione euro buxhet nga grantet e qeverise per shkak te arrogances dhe paaftesise per te qeverisur.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit