PDK-ja zbarkon sot në Prizren

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur që ditën e mërkurë, në nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore të PDK-së në kryeqytetin historik të Kosovës.

Lideri i PDK-së, po ashtu, ka ftuar konferencë për media duke mbajtur adresim nga Prizreni.

Sipas agjendës zyrtare për media, Veseli do të vizitojë edhe ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe do të vizitojë ndërtesën e muzeut të burgut të luftës së vitit 1945.

Kjo është agjenda e plotë:

1. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vendos lule te ndërtesa e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Koha: 10:00

Vendi: Prizren

2. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, viziton ndërtesën e muzeut të ish-burgut komunist.

Koha: 10:30

Vendi: Prizren

3. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban mbledhjen me Kryesinë Qendrore të PDK-së.

Koha: 11:00

Vendi: Selia e PDK-së në Prizren

4. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban konferencë për media.

Koha: 11:15

Vendi: Vendi: Selia e PDK-së në Prizren

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Lajmet e Fundit