Hoti citon Rugovën për 142 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Lëvizja më e kompletuar shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e 142-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka cituar ish-presidentin Ibrahim Rugova duke thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka qenë “lëvizja më e kompletuar për shtetin shqiptar pas rezistencës së shkëlqyeshme të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i cili për 25 vjet rresht e mbrojti vendin e vet dhe botën perëndimore”.

“Kjo lidhje ishte uverturë e kryengritjeve të mëdha shqiptare gjatë viteve 1910-’12, të cilat sollën pavarësinë e Shqipërisë, e cila u cungua me mbetjen e gjysmës së territoreve shqiptare jashtë shtetit që u njoh nga fuqitë e mëdha, që u sanksionua edhe pas dy luftërave botërore të shekullit XX”, tha Hoti.

“Fryma e Lidhjes së Prizrenit, megjithatë, nuk u shua asnjëherë. Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci janë vijimësi e ideologjisë nacionale të kësaj lidhjeje”.

Hoti thotë se në këtë frymë liridashëse e properëndimore do të vazhdojë jetësimi i aspiratave, të cilat, sipas tij, do të përmbyllen me integrimin të plotë në institucionet euroatlantike dhe në OKB, në familjen e madhe të kombeve të lira dhe demokratike, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit