Paraburgoset i dyshuari që gjuajti me pushkë automatike në “Ortakoll” të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit që gjuajti me armë në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit.

I dyshuari është V.H. nga fshati Poslisht i Prizrenit.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 09.06.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 09.07.2020, transmeton “PrizrenPress”.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale V.H. nga fshati Poslishte, Komuna e Prizrenit për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së dhe veprës penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 356 par. 1 lidhur me par.7 të KPRK-së”, njofton Gjykata e Prizrenit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditë kritike me datën 08.06.2020 rrethe orës 22:15 minuta në Prizren në lagjen “Ortakoll” me pushkën automatike A-47 ka gjuajtur nga dritarja e veturës dhe se pas shikimit të vendit të ngjarjes në vend janë gjetur dhe janë konfiskuar 12 gëzhoja”.

“Po ashtu fakti se vendi ku i pandehuri ka gjuajtur me armë është vend i banueshëm me shumë shtëpi afër, ndërtesa dhe lokale, andaj është mendim i gjykatës se caktimi i paraburgimit sa i përket kësaj pike është i bazuar dhe i arsyeshëm”.

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit