Një vit burgim për dy vëllezër nga Prizreni

Dy vëllëzër nga Prizreni janë dënuar me një vit burgim.

Ata janë gjetur fajtorë për një rrahje .

Komunikata e Gjykatës së Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale A.D., dhe I.D. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.2 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 181 par.4 të KPRK-së.

Të akuzuarit me iniciale A.D. dhe I.D. gjykata i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak.

Sepse me datën 22.11.2019, rrethe orës 19.30 minuta në Prizren, i pandehuri me iniciale A.D. në shoqëri me vëllain e tij me iniciale I.D. shkojnë në objektin e palestrës me qëllim për të kryer stërvitjen fizike dhe pas një mosmarrëveshje fillimisht verbal që kishte lindur në lidhje me pagesën e fitnesit, pasi fjalosen me menaxherin e fitnesit, të dëmtuarin me iniciale B.SH. nga Prizreni dhe pasi që i pandehuri me iniciale A.D. fillon të përleshët fizikisht me të dëmtuarin me iniciale B.SH., i pandehuri me iniciale I.D. nxjerr nga xhepi një thikë dhe me të e kanos seriozisht të dëmtuarin me iniciale D.P., duke ia drejtuar thikën, në momentin kur i dëmtuari me iniciale D.P. tenton që të afrohet dhe ti ndajë palët.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit