Çeku: Heqja e reciprocitetit dëm i pariparueshëm

Deputeti Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvevendosje në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se kjo Qeveri, të cilën e ka cilësuar ilegale po tenton të inskenoj një zakonshmëri në kohën kur Pavarësisë së Kosovës po i cenohet liria e barazia, raporton Front Online.

Heqjen e masës së reciprocitetit, Çeku e ka parë si dëmë të pa riparueshëm politik e Kushtetues.

“Seanca e sotme është përpjeka e radhës për të krijuar përshtypjen e normalitetit silur në Kosovë nuk ka ndodhë asgjë. Qeveria ilegale që nuk doli nga votat e qytetarëve e as deputetëve po synon të inskenoj një zakonshmëri në kohën kur pavarësisë së Kosovës po i cenohet liria e barazia. Nga tjetërsimi i vullnetit qytetar të shprehur me votë te delgimi i dialogut te presidenti e deri te mashtrimi për premtimin për reciprocitet asgjë normale nuk po ndodh që nga dita që jeni ulur në këto karrige”, tha Çeku.

Duke i`u drejtuar Qeverisë, ai tha se do të jenë këtu për t’ju kujtuar se kanë mashtruar.

“Qytetarëve ia kërkuat votën për reciprocitet ndaj Serbisë për ta hequr atë me nxitim të madh dhe të pashpjegueshëm. Reciprociteti është çështje dinjiteti, deklaratë barazie, garancë sovraniteti. Nuk ka shtet në botë që heq dorë nga këto tipare që janë të qenësishme për ekzistencën e vet. Si është e mundur që reciprocitetin ta quani pengesë, kujt i paska penguar kjo barazi mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Çeku.

Më Shumë

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Lajmet e Fundit