Trumpi kërcënon me përdorim force kundër protestuesve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se përmes një urdhri ekzekutiv do të mund të inkurajojë departamentet policore që të zbatojnë “standardet aktuale profesionale sa i përket përdorimit të forcës”, në kohën e protestave kombëtare kundër racizmit, që janë nxitur pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd sa ka qenë në mbajtje policore.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët në Dallas, Trumpi ka kundërshtuar pretendimet e përgjithshme të protesutesve për racizëm nga ana e policisë, duke thënë se vetëm pak persona duhet fajësuar, si dhe është e padrejtë që zyrtarët policorë të konsiderohen fanatikë, shkruan Reuters, transmeton KOHA.

“Neve na duhet të punojmë së bashku për të luftuar fanatizmin dhe paragjykimet kudo që shfaqen”, ka thënë Trump. “Mirëpo ne nuk do të arrijmë përparim dhe nuk do të shërojmë plagë duke i grupuar në mënyrë të rreme miliona amerikanë si racistë apo fanatikë”.

Propozimi i Shtëpisë së Bardhë

Thirrja për krijim të një standardi kombëtar sa i përket përdorimit të forcës përbën propozimin e parë konkret të Trumpit për reforma policore, pas vdekjes së Floydit në Mineapolis.

Megjithatë, ai ka ofruar pak të dhëna rreth këtij diskutimi, që ende pritet të formalizohet.

Trump, që garon për një tjetër mandat si president i SHBA-së, ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara në mënyrë agresive zhvillimin në komunitetet me minoritete, do të përballet me pabarazitë rreth kujdesit shëndetësor, duke investuar “shuma substanciale” në institucionet mjekësore, si dhe do të përmirësojë mundësitë për shkollim.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit