Vdes një 76 vjeçare me COVID-19 nga Prizreni

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R. M., e lindur në vitin 1944 nga Komuna e Prizrenit.

Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me COVID-19, si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese, përcjell Telegrafi.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19.

Mbrëmë pozitiv rezultuan 53 raste, ndërsa 7 pacientë janë shëruar.

Rastet e reja janë, 18 nga Vushtrria, 18 nga Prishtinë, 11 nga Istogu, 3 Rahovec, dhe nga 1 në Fushë Kosovë, Viti dhe Pejë. /Telegrafi/

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit