Mërgimtari nga Gjermania ndihmon Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë

Hasim Mazreku, nga Komuna e Malishevës, që jeton dhe punon në qytetin Bremen të Gjermanisë, njihet si humanistë i madh.

Kësaj radhe sikur edhe më parë ai ndihmoi shumë institucione, sportive e klube të futbollit , me topa e ndërresa si dhe mjetet tjera, njëherit, ditë më parë ai solli edhe karroca për nevojat e personave me nevojat të veçanta, kurse sot , ndihmoi edhe me paterica, Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj”, në Malishevë.

Këtë, donacion e pranuan, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Liridon Hoti dhe Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Nuhi Morina.

Hoti dhe Morina, falënderuan, donatorin, Hasim Mazreku, për ndihmat në vazhdimësi dhe përkujdesjen për nevojat e QKMF-së, duke thënë.

“Kjo ndihmë me këto mjete do t’u shërbej qytetarëve të cilët do ta kanë nevojën e përdorimit të tyre, si dhe për institucionin kjo ndihmë është mese e duhur, në kohë të duhur, prandaj po dëshmohet se mërgimtarët tanë, kur është në pyetje vendlindja dhe qytetarët e institucionet e saja, gjithherë e kanë ndihmuar dhe do ta ndihmojnë edhe në të ardhmen”.

Kurse, Hasim Mazreku tha:

“Unë nuk po bëjë as më shumë e as më pak, veç asaj që po mundem, për qytetarët e mi dhe institucionet tona, shpresoi të mos jetë ndihma e fundit, por do të organizohem edhe më shumë në mërgim dhe do t’i dalim në ndihmë, Malishevës dhe qytetarëve tanë, në shumë kërkesa të tyre”.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit