Limaj i prekur thellë për vdekjen e zyrtarit të NISMA-s

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj është prekur thellë me vdekjen e të riut, zyrtarit të partisë së tij, Albert Krasniqi.

“Lajm i kobshëm vdekja tragjike e të riut nga Tërpeza e Malishevës, Albert Krasniqi. I prekur thellë me humbjen e jetës në mënyrë tragjike të bashkëvendësit tim, aktivistit të përkushtuar të Nismës Albert Krasniqi.Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në Selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja. Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si një djalë me vlera të larta njerëzore.Ndajmë dhimbjen me familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Albertin! U prehsh në paqe, Albert!”.

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Lajmet e Fundit