Kompania e ujësjellësit në Prizren kërkon nga konsumatorët të paguajnë faturat

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, duke e parë gjendjen e rëndë financiare të kompanisë kërkon nga të gjithë konsumatorët që ti përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet e ujësjellësit.

KRU “Hidroregjioni Jugor” thekson se pagesa e faturave të rregullta mujore do të ndikoj direkt në kualitetin e shërbimeve që do të ju ofrohen juve si konsumatorë.

Në njoftim thuhet se zyrtarë nga kompania është duke vazhduar aktivitetet e saja në teren, në inkasimin e faturave të pa paguara të ujësjellësit nga konsumatorët, si në vijim:

– Është duke dërguar vërejtje për konsumatorët që kanë së paku një faturë mujore të papaguar nga inspektorati i Kompanisë në të gjitha njësit operative Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash.

– Është duke dërguar raste në përmbarim i konsumatorëve që nuk i’u kanë përmbajtur kontratës për pagesën e borxhit me këste.

– Është duke dërguar në përmbarim konsumatorët të cilët kanë së paku dy faturat e fundit të pa paguara , dhe kanë borxhe të akumuluara nga muajt paraprak.

– Është duke bërë shkyqjen nga rrjeti ujësjellësit për konsumatorët keqpërdorues të ujit dhe atyre që nuk paguajn për një kohë të gjatë.

“Prandaj, për të evituar pasojat e lartëcekura, kompania jonë me mirëkuptim kërkon nga ju konsumatorë, që të paguani faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha arkat e kompanisë, në llogaritë bankare të shënuara në faturë, në zyret e postës dhe Western Union”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit