Vetura përplaset një objekt në Suharekë, një i lëndaur

Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë, ku një veturë është përplasur me një objekt, transmeton PrizrenPress.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në mëngjesin e së mërkurës rreth orës 06:55 në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën kishte qenë e përfshirë një veturë me drejtues mashkull kosovar, e cila si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë është përplasur me një objekt.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar i cili ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar për në shtëpi./PrizrenPress.com

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit