8.1 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Tyson: Nuk kam frikë nga vdekja

Mike Tyson është një nga legjendat absolute të boksit. Në moshën 20 vjeçare afro-amerikani hyri në histori duke u bërë kampioni më i ri i botës.

Megjithatë, Tyson ka vuajtur jo pak në karrierën e tij të suksesshme. Në vitin 1992 ish kampioni u përball me akuzën e përdhunimit ku dhe kaloi 3 vjet në qelinë e burgut. Vetë 53 vjeçari ka pranuar se ka kaluar një jetë mjaft të vështirë.

Për shkak të boksit është diagnostikuar me sëmundjen të rënda mendore të quajtur “bipolar disorder” e cila ka të bëjë me ndryshimin e shpeshtë të humorit.

Shumë analistë mendojnë se kjo sëmundje ka ardhur për shkak të steroideve të përdorura dhe grushteve të marra në ring. Për një intervistë të bërë për portalin “The Sportsman”, Tyson ka thënë se mezi e pret vdekjen, pasi jeta e tij është shumë e vështirë.

“Nga përvoja ime, nga ajo që unë besoj, sa më shumë di mosekzistencën, aq më shumë i gatshëm jam të vdes. Po e pres me padurim, nuk kam frikë nga vdekja. Për mua është më e komplikuar të jetosh, sepse të jetuarit kërkon shumë guxim. Pa kurajë nuk mund të bësh asgjë, pa kurajë je një hiç. Kjo nuk është jetë, kjo është një luftë”, u shpreh tejet i frustruar legjenda e boksit.

Më Shumë

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Selman Sokoli, kandidati i Vetëvendosjes që duhet të votohet për deputet në zgjedhje e 28 dhjetorit

Selman Sokoli është kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 109. Ai vjen nga...

Lajmet e Fundit