9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Prizren, shoqërohen në polici dy persona për armëmbajtje pa leje

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacion policor dje në Prizren.

Kjo pasi gjatë bastisjes që është bërë nga njësitë policore me urdhëresë të gjykatës në shtëpitë e tyre dhe objektet përcjellëse janë gjete dhe sekuestruar: 5 pistoleta të kalibrave të ndryshëm njëra prej tyre me gas, një pushkë gjuetie me leje te skaduar, 183 fishek të kalibrave të ndryshëm dhe një rrethatore me 28 fishek të pushkës së gjuetisë, transmeton PrizrenPress.

Sipas Policisë, dy prej pistoletave të sekuestruara kanë qenë me leje.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Lajmet e Fundit