21 vjet nga masakra e Pastaselit të Rahovecit

Të mbijetuarit e fshatit Pastasel të Rahovecit, bien e zgjohen me kujtimet tronditëse të masakrës së vitit 1999.

Ata tregojnë se si u masakruan të afërmit e tyre nga forcat serbe.

Beqir Krasniqi është njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Pastaselit.

Ai, ende i ka të freskëta pamjet e përgjakshme.

Tregon se si arriti t’i shpëtoi tmerrit.

Pas gjuajtjeve me breshëri të paramilitarëve serb, Beqiri tregon se kishte rënë në lum, duke i shpëtuar edhe 13 persona të tjerë.

Por, fatin e Beqirit nuk e patën 106 shqiptarë të tjerë që u masakruan atë natë, ku kufomat e tyre shiheshin gjithandej.

Ky i mbijetuar nga tmerri i Pastaselit tregon se atë natë kishte edhe oficerë serb të cilët janë të njohur nga banorët e fshatit.

Kësaj masakre i shpëtoi edhe Tahir Limani.

A tregon se varrimi i kufomave të të vrarëve nga forcat serbe pati zgjatur katër ditë .

“Për shkak të mizorisë serbe ishte shumë e vështirë të identifikoheshin kufomat “, tregon ai për RTK-në

Beqir e Tahir Krasniqi, janë dëshmitarët e fundit të masakrës së Pastaselit.

Beqiri ka dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës./RTK/

Më Shumë

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit