9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Arthur Melo mbërrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore (Video)

Tashmë është thuajse e kryer. Arthur Melo ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore te Juventus.

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme avioni privat i brazilianit u aderua në aeroportin e Caselle . Sipas gazetës spanjolle “Sport”, ai shoqërohej nga anëtarët e familjes dhe ish drejtori i Barcelonës, Robert Fernandez.

Melo është pjesë e marrëveshjes mes klubit të Barcelonës dhe Juventusit për shkëmbimin midis tij dhe Pjanic.   Bardhezinjtë duhet të paguajnë edhe 10 milion euro shtesë, pasi Melo vlerësohet nga Barça rreth 70 milionë euro.

Besohet se kontrata e Arthur me Juve do të jetë me vlerë deri në 7 milionë € në vit, duke përfshirë edhe bonuset që lidhen me performancën.

Më Shumë

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Lajmet e Fundit