7.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Komisioni Komunal i Aksionarëve në Prizren raporton borxhe milionëshe të ndërmarrjes “Ekoregjioni”

Raportimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve nga Komuna e Prizrenit në ndërmarrjen publike “Ekoregjioni” lidhur me operimin në vitet e shkuara të kësaj kompanie të mbeturinave ka ngjallur dyshime për parregullsi. Sipas tyre, KRM “Ekoregjioni” ka borxhe milionëshe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, ndërkohë që është ndëshkuar nga ky institucion edhe për lëshimet e bëra vite më parë.

Anëtari i KKA-së nga Kuvendi i Prizrenit në këtë ndërmarrje publike, Petrit Hoxhaj (LDK), para këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit ka theksuar se “Ekoregjioni” ka borxhe të mëdha prej viteve të shkuara si ndaj ATK-së ashtu edhe ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, raporton KOHA.

“Vlen të theksohet se shpenzimet tjera që janë krijuar gjatë viteve 2018 dhe 2019 është sepse ‘Ekoregjioni’ ka pasur borxhe të mëdha ndaj Kompanisë së Deponisë së Mbeturinave dhe po ashtu ndaj ATK-së. Ka pasur borxh ndaj ATK-së në TVSH, në kontributet pensionale, në tatimin në të ardhura, edhe ndëshkim kamatash interes, që nuk janë paguar gjatë periudhës 2018 e më parë”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, pas një kontrolli të bërë nga ATK-ja, ‘Ekoregjioni’ është dënuar me mbi 500 mijë euro.

Ndërsa anëtari tjetër i KKA nga Kuvendi i Prizrenit, Karanfil Haxhillari (VV), ka theksuar se puna e këtij komisioni në fillim ka qenë e orientuar në katër drejtime përfshirë skanimin e gjendjes në “Ekoregjion”, nivelin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit, respektimin e Ligjit mbi ndërmarrjet publike dhe ndalimin e eliminimin e informalitetit dhe paligjshmërive të ndodhura në këtë kompani.

Më Shumë

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Sëpata 8,000-vjeçare e Neolitit ruhet në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit

Në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit ruhet një nga artefaktet më të vjetra dhe më të çmuara të trashëgimisë kulturore: një sëpatë guri...

Lajmet e Fundit