Kaos tek Interi: Conte me valixhe në duar, kandidati emër intrigues

Antonio Conte dhe Interi mund të ndahen këtë verë. Javët e fundit kanë sjellë zhgënjim të madh në kampin zikaltër, edhe pse vendi i katërt nuk rrezikohet. Sfidat me Sassuolo, Bologna dhe Hellas Verona kanë tronditur themelet e ndërtuara nga Conte.

Tekniku dhe drejtuesit, me mbylljen e sezonit, pritet të ulen dhe të bisedojnë. Nuk përjashtohet mundësia që palët të shtrëngojnë duart dhe trajneri të bëhet gati për një tjetër aventurë. Sidomos nëse klubi nuk e mbështet me afrimet e duhura, që do e bënin Interin një ekip që do të mund të rivalizonte me Juventusin.

Mediat në Itali tani kanë nxjerrë edhe emrin e trajnerit që mund ta pasojë Conten dhe ai ëshët Max Allegri. Të njëjtën gjë ai kishte bërë edhe te Juventusi në vitin 2014. Tekniku është i lirë dhe pret një projekt serioz që të rikthehet në pankinë. Alternativat për të kanë qenë disa, por kërkon të marrë një ekip që në fillim të sezonit.

Nëse Allegri (nuk duhet harruar raporti i tij me Beppe Marotta) do të merrte drejtimin e Interit, atëherë ai do të bëhej trajneri i tretë në histori që ka drejtuar zikaltrit, Milanin dhe Juventusin. Më parë diçka të tillë e kanë bërë emra të njohur Giovanni Trapattoni dhe Alberto Zaccheroni.

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit